E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia teston raketën: Do penetrojë mbrojtjen anti-raketë të NATO-s

Share

Një raketë balistike interkontinentale është testuar në Rusi. Sipas BBC, raketa është testuar në mënyrë aq sekrete sa nuk ka asnjë emër. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se testi u kalua me sukses.

Arma e re është e projektuar për të penetruar mbrojtjen anti- raketë të NATO-s në Europë, i thanë burimet nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë agjencisë Interfax.

Testi vjen pak ditë pasi NATO tha se sistemi i saj anti-raketë ka arritur kapacitet të përkohshëm operacional.

Raportohet se ky është testi i dytë, pasi testi i parë në shtator kishte dështuar.

Testi vjen pak ditë pasi NATO aktivizoi sistemin e saj anti- raketë në Europë. Korrespondenti i BBC thotë se NATO është e bindur se sistemi i ri do të funksionojë, por jo të gjithë janë kaq të bindur.

Moska thotë se synimi i kësaj mbrojtje është të minojë potencialin e saj bërthamor, por NATO thotë se synimi është të mbrohen shtetet e Europës nga vende si Irani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›