E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu, e vetmja këngë bindëse në Eurovizion

Share

Kanë vërshuar lavdërimet për këngëtaren shqiptare Rona Nishliu, që përfaqësoi vendin tonë në Festivalin Europian të Këngës, duke arritur finalen e ditës së shtunë.

Die Presse e Austrisë thotë se ajo ishte e vetmja këngë bindëse në gjysëmfinale. Mediat perëndimore janë ankuar sërish për cilësinë e dobët të këngëve pop të këtij festivali. Ndërkohë që Rona ka sjellë një këngë që është cilësuar gjetje. Edhe teksti ka bërë shumë përshtypje. Disa e kanë krahasuar me këngëtaren Bjork. Por jo vetëm kaq.

Në të përditshmen Corriere della Sera të Italisë, ku zakonisht nuk flitet kurrë për festivalin e këngës në Eurovizion (kanë Sanremon e tyre, që e quajnë festivalin par excellence të këngës në botë), përmendin ndonjë krahasim që kishin bërë të tjerët për Ronën, shkruan respublica.al. Është si Aretha Franklin, ky është një krahasim. Është si Chaka Khan, thosh krahasimi tjetër që i bënin me të ashtunjohurën The Queen of Funk. Nëse këto krahasime i rezistojnë sadopak kohës, Rona Nishliut nuk i lipset asnjë çmim tjetër në këtë botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›