E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Mediu: Ramë dakord për një proçes serioz e transparent

Ashtu sic ishte parashikuar dhe në axhendën e PD-së, kreu i saj Sali Berisha i shoqëruar nga Astrit Patozi dhe Edmond Spaho ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili shoqërohej nga Arjan Madhi e Alfred Deshati.
 

Zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit i ka mledhur aletatët e koalicionit të djathtë në negociata për të gjetur një konsensus sa më të gjerë lidhur me kandidaturën e mundshme për këtë post. Pas takimit republikani Mediu u shpreh për mediat se u ra dakord për një proces serioz dhe transparent, por si në takimin e mëhershëm të numrit një të Qeverisë me zotin. Meta edhe këtu ka munguar diskutimi rreth emrave.
 

“Kemi rënë dakort me Berishën për një proces serioz dhe trasparet. Kur flasim për proces serioz kemi parasysh kriteret që duhet të këtë Presidenti, ndërsa transparenca lidhet me mënyrën e procedimit në Parlament. Me rëndësi mbetet procesi i zgjedhjes, por mbi të gjitha qëndron Kushtetuta” tha Mediu.

Pas takimit me Mediun, Berisha do të takohet me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›