E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Meta: I rëndësishëm procesi, jo emrat

Kreu i LSI, Ilir Meta

KORÇE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkoi sot që të përshpejtohet puna për përfundimin e reformës zgjedhore. Duke folur nga Korça, Meta theksoi se në këtë proces duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e votës me qëllim shmangien e çdo lloj kontestimi, sikurse ka ndodhur në të shkuarën.

Meta tha se nevojitet patjetër një kompromis për përfundimin e reformës zgjedhore.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, kreu i LSI-së, tha se për të nuk kanë rëndësi emrat, e rëndësishme është që Presidenti të zgjidhet nëpërmjet një procesi krejtësisht kushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›