E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inteligjenca serbe: Kosova do të përfshihet nga dhuna

Dragan Vlladisavleviç

 Drejtoria e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë ka parashikuar se Kosova do të përfshihet nga tensionet dhe dhuna.
Deklaratat i ka bërë Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, Dragan Vlladisavleviç.

Sipas Vlladisavleviç, situata në Kosovë është e karakterizuar me tensione ndëretnike, që mund të rezultojë me rritje të dhunës.

Dhunës, sipas tij, i paraprijnë dukshëm kërcënimet e autoriteteve të Kosovës për të parandaluar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë dhe të shpërbëjnë strukturat paralele serbe,  ka thënë Vladisavljeviç në një intervistë për gazetën serbe Politika.

Ai vuri në dukje, se në jug të lumit Ibër është shënuar një presion i madh mbi popullsinë serbe dhe po arrestohen personat që punojnë në institucionet e Serbisë.

Sipas Vlladisavleviç, në zonat e përziera në veri janë vërejtur grupe të shqiptarëve të armatosur.

Më herët, ka paralajmëruar dhunë në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq. /evropaelire/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›