E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti malazez Vujanoviç vijon vizitën në Shqipëri

Presidenti malazez Filip Vujanoviç zhvillon ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri.  Gjatë ditë së sotme ai do të vizitojë Kalanë e Beratit si dhe Anfiteatrin e Durrësit.
 

Ndërkohë ditën e djeshme ai është takuar me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli.
 

Gjatë takimeve të presidentit malazez Vujanoviç u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›