OKB Regjimi ne Siri krime kunder njerezimit
Tortura dhe dhunë si dhe arrestime arbitrare. Mohim të normave më elementare të të drejtave të njeriut. OKB-ja ka denoncuar krimet e bëra në Siri në 17 muajt e konfliktit që sheh të përplasen përditë ushtrinë e regjimit dhe rebelët. Sipas raportit përfundimtar të Komisionit të hetimit të Kombeve të bashkuara janë të dyja palët që janë fajtorë për krime kundër njerëzimit. Edhe rebelët sirianë që po luftojnë kundër regjimit kanë bërë krime, por veprimet e tyre nuk arrijnë frekuencën, intensitetitn dhe tmerrin e ushttrisë së Asad shkruhet në raportin prej 102 faqesh. Hetimi I komisionit të OKB-së mbulon një periudhë ndërmjet 15 shkurtit dhe 20 korrikut, duke marrë intervista në terren dhe me refugjatët në Gjenevë. Gjithsej janë intervistuar 1.062 persona. Sipas Rami Abdel Rahman, drejtor i Osservatorit Sirian për të drejtat e njeriut, grup në ekzil me seli në Britaninë e Madhe, që nga fillimi I konfliktit kanë gjetur vdekjen 23.000 persona. Për këtë arsye sekretarja e përgjithshme e OKB-së për të drejtat e njeriut, Valerie Amos, ka mbërritur në Siri për të kërkuar ndërprerjen e luftimeve në mënyrë që të ndihmohet popullata. Ndërkohë që I dërguari sirian Shaban gjatë vizitës në Kinë ka falenderuar Pekinin dhe Moskën që nuk kanë vepruar si kolonizatorët në reagimin e tyre për konfliktin në Siri. Të dy vendet kanë kundërshtuar disa herë veton për rezolutat kundër regjimti të Damaskut, në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ndërkohë që në Siri vazhdojnë luftimet, duke shënuar gjatë orëve të fundit 23 viktima në qytetin sirian Azaz, pranë kufirit me Turqinë. Të plagosurit janë rreth 200.