Presidenti Nishani, vijon turin e takimeve në Izrael
TIRANE-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, nisi sot turin e aktiviteteve të tij zyrtare në Izrael me një vizitë në Muzeumin e Yad Vashem, Memorialin e Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit dhe vendosi një kurorë në Memorialin e Kujtesës.
Më pas, kreu i Shtetit dhe delegacioni që e shoqëron vizituan vende të shenjta dhe me vlerë historike, Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe Murin e Lotëve, ku iu rezervua një pritje e ngrohtë nga Rabini i Murit Perëndimor dhe Vendeve të Shenjta, Shmuel Rabinowitz, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore.
Gjatë pasdites, Presidenti Nishani, në prani edhe të disa anëtarëve të familjeve izraelite, të shpëtuara nga shqiptarët, gjatë periudhës së Holokaustit, dha një intervistë për Programin televiziv `Second Look`. Gjatë takimit me familjet e mësipërme, në vijim të intervistës, Presidenti Nishani u shpreh se akti shqiptar për mbrojtjen e Hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit përbën një qëndrim të vetëdijshëm që mbështetet tek dashuria dhe respekti për njeriun, pavarësisë së fesë dhe racës dhe kodi moral i fjalës së dhënë e sakrifikimit për mikun – Besa.
Përfaqësuesit e familjeve izraelite në takim, theksuan me nota të larta emocioni se mirënjohja e tyre dhe e popullit për shqiptarët do të trashëgohen brez pas brezi në familjet e tyre dhe brezat e ardhshëm.
Në përgjigje të interesimit për zhvillimet në Shqipëri, kreu i Shtetit informoi bashkëbiseduesit për zhvillimet ekonomike dhe politike si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Dita e parë e vizitës zyrtare të Presidentit Nishani në Izrael u mbyll me pjesëmarrjen në Ceremoninë e organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shimon Peres.
Presidenti Nishani ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, me ftesë të Presidentit Izraelit Peres për të marrë pjesë në Konferencën e 5-të Presidenciale `Përballja me të Nesërmen`. Gjatë qëndrimit në Izrael, do të zhvillojë takime me Presidentin e Shtetit të Izraelit Shimon Peres, kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe personalitete të tjera politike dhe të shoqërisë civile.
(d.b/BalkanWeb)