Kandidati republikan Herman Kejn largohet nga fushata presidenciale

Ish manjati i kompanise se picave Herman Kejn vendosi sje te terhiqet nga gara per te fituar emerimin e Partise Republikane per president pas akuzave per ngacmime seksuale dhe mungese besnikerie ndaj te shoqes.
Kejn u pershendet me brohoritje dhe muzike kur zbriti nga autobuzi dore per dore me gruan ne Atlanta te Xhorxhias. Kejn mberriti ne aktivitetin e organizuar ne qendren e asaj qe pritej te ishte zyra qendrore e fushates se tij dy ore e gjysme pas fillimit. 10 minura pas fillimit te fjalimit entuziasmi i te pranishemve ra kur ai njoftoi se nuk do te ishte me nje nga kandidatet e Partise Republikane.
Duke filluar nga sot me shume lutje dhe me githe shpirt po e pezulloj fushaten time per president. Po e nderpres fushaten presidenciale per shkak te sulmeve te vazhdueshme qe me kane sjelle shqetesime si mua ashtu edhe familjes time.
Ai tha se e kuptonte zhgenjimin e perkrahesve te tij por kishte nje plan B sic u shpreh ai. Kejn th ase do te perpiqej per ndryshimin e politikave te Uashingtonit jo si kandidat presidencial por me nje faqe te re Interneti me titull Zgjidhjet Kejn.
Neve do te na duhet te punojme pak me teper por do ti bejme ndryshimet nga jashte.
Kejn tha se nuk ishte njeri perfekt por ai ishte ne paqe me fjalet e tij me zotin dhe me te shoqen. Ai i quajti akuzuat e ngritura kunder tij fallso dhe te paprovuara.
Kejn u ngrit ne krye te kandidateve te Partise Republikane ne fillim te ketij viti por popullariteti i tij ra per shkak te akuzave te ngritura kunder tij per ngacmime seksuale nga disa gra kur ai ishte lobist per restaurantet por me teper kur nje bizmesmene nga Atlanta tha se kishte patur nje marredhenie intime me te per 13 vjet qe u nderpre kur ai filloi fushaten presidenciale.
Largimi i Herman Kejnit nga gara presidenciale i hap rrugen ish kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan Njut Gingric te udheheqe ne anketat per kandidatet republikane duke dale perpara edhe ish guvernatorit te shtetit Masacusets Mit Romni.
Gjate fjalimit te tij dje Kejt tha se do te shprehe seshpejti mbeshtetjen e tij per kandidatin republikan qe do te konkuroje me Presidentin Barak Obama te Partise Demokratike ne zgjedhjet e nentorit 2012.