Nesër zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Rusi

Rusët votojnë nesër për parlamentin e ri, që kritikët e quajnë "Ministria e Miratimit" për t’i vënë vulën projekt-ligjeve të miratuara nga Kremlini.
Në ndërkohë në Rusi është shtuar dukshëm pakënaqësia ndaj pushtetarit të Rusisë gjatë dekadës së fundit, kryeministrit Vladimir Putin.
Të dielën e kaluar, ai fitoi 614 prej 614 votave në kuvend të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, për emërimin e kandidatit presidencial.
Vladimir Ryzhkov, ish-anëtar i Dumas, mendon se Putin dëshiron një ripërtëritje politike nga zgjedhjet e së dieles.
“4 dhjetori është shumë i rëndësishëm për Putinin, ai ka nevojë që njerëzit të votojnë dhe t’i japin atij legjitimitet”.
Nga frika se pjesëmarrja në votime do të jetë e ulët, qeveria gjatë gjithë javës ka transmetuar reklama televizive, që tregojnë se votimi është “seksi”.
Kremlini thotë se votuesit mund të zgjedhin mes 7 partive.