E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me akuza të rënda kundër Assangesë

Në Shtetet e Bashkuara, me urdhër të qeverisë amerikane është ngritur një grup hetimor, që po përpiqet të ngrejë akuzat kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assangesë.

Gazeta australiane, Sidney Morning Herald, shkruan se ndaj Julian Assange do të ngrihen akuza më të rënda se sa ato të parashikuara nga Akti i Spiunazhit i kushtetutës amerikane, që daton që nga viti 1917.

Gazeta australiane në lajmin e publikuar pretendon se kështu po diskutohet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre australianë. Madje ajo publikon disa dokumente, të cilat pretendon se janë sekrete.

Ndërkohë, Assange pritet të ekstradohet nga Anglia për në Suedi ditën e hënë.

Ai akuzohet nga drejtësia suedeze për përdhunim dhe dhunë seksuale në dy raste ndaj dy femrave suedeze, në kohën kur jetonte në Suedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›