E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama i ben thirrje Senatit te miratoje Traktatin e ri START

Presidenti Barak Obama po i ben thirrje Senatit te ratifikoje traktatin e ri START per pakesim e armeve berthamore me Rusine para perfundimit te sesionit te tanishem te Kongresit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se koha nuk pret.

Presidenti Obama thote se miratimi i traktatit te ri START eshte perparesi urgjente kombetare.

Ratifikimi i nje trakti si ai START nuk ka te beje me fitoret e nje administrate apo te ndonje partie politike. Ai ka te beje me mbrojtjen dhe sigurine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Presidenti beri perseri thirrje per miratimin e traktatit START ne fjalimin e perjavshem te se shtunes. Senatoret pritet te debatojne dhe te votojne per traktatin ne ditet e ardheshme nderkohe qe sesionit te tanishem po i vjen fundi. Republikanet qe jane kunder ratifikimit te traktatit kercenojne te paraqesin shtojca per ligjin qe si rrjedhim do te ngadalesonte procesin.

Zoti Obama u solli atyre ne vemendje se traktati i meparshem per armet berthamore ka skaduar dhe se Shtetet e Bashkuara nuk jane me ne gjendje te verifikojne arsenalin berthamor te Rusise.

do minute qe ne vonohemi do te thote se nuk kemi inspektore ne terren atje ku jane objektet berthamore te Rusise.

Presidenti theksoi gjithashtu se mosratifikimi i traktatit START ose vonimi i miratimit te tij do te demtonte perpjekjet per permiresimin e marredhenieve te Shteteve te Bashkuara me Rusine.

Pa nje traktat te ri ne rrezikojme perparimin e bere ne marredheniet me Rusine qe jane esenciale per venin ne zbatim te sanksioneve te rrepta kunder Iranit rrezikojme qe materialet berthamore te bien ne duart e terroristeve dhe rrezikojme gjithashtu furnizimin e trupave tona ne Afganistan.

Disa ligjvenes republikane thone se traktati nuk eshte adekuat per per mbrojtjen e Shteteve te Bashkuara nga raketat apo per modernizimin e arsenalit berthamor amerikan.

Presidenti thote se traktati i ri START eshte shqyrtuar nga Senati per shtate muaj dhe ka kaluar neper 18 seanca deshmish ne Kongres me rreth nje mije pyetje qe kane marre pergjigje. Ai thote se traktati ka mbeshtetjen e cdo sekretari republikan te Shtetit qe jeton te aleateve te NATO-s udheheqesve ushtarake amerikane dhe disa senatoreve republikane.

Zoti Obama dhe Presidenti i Rusise Dmitri Medvjedev e nenshkruan traktatin e ri START ne muajin prill ne Prage. Duma ruse pritet ta ratifikonte marreveshjen pas ratifikimit te tij nga Senati amerikan.

Presidenti Obama e ka shtyre fillimin e pushimeve te Krishtlindjeve me familjen ne Havai duke qendruar ne Uashington ne pritje per te nenshkruar traktatin e ri START dhe ligje te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›