E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pershendet popullin e Kosoves per zgjedhjet e para te pergjithshme pas pavaresise

Shtetet e Bashkura pershendetin popullin e Kosoves per mbajtjen e zgjedhjeve te para te pergjithshme pas pavaresise arritje e rendesishme ne zhvillimet e nje demokracie shume etnike. Partia Demokratike e Kosoves e Kryeministrit Hashim Thaci fitoi me shume se 33 perqind te votave pas nje fushate ku morren pjese 29 parti sipas rezultateve paraprake te shpalluara nga Komisioni i Zgjedhjeve te Kosoves. Partia kryesore e opozites Lidhja Demokratike e Kosoves mori me shume se 23 perqind ndersa Levizja Vetvendosje doli ne vend te trete me vetem 12 perqind te votave. Kryeministri Hashim Thaci ka tani rreth 90 dite per te formuar qeverine e re.

Vezhguesit e pavarur ishin te pranishem ne qendrat e votimit ne gjithe Kosoven dhe thane se procesi i votimit ishte kryesisht efektiv dhe eficient megjithe disa parregullsi gjate numerimit te votave ne disa qendra votimi. Ambasadori amerikan ne Kosove Kristofor Dell monitoroi 17 qendra votimi perfshire edhe nje ne Serbice ku vuri re se kutite e votimit ishin mbushur tej mases krahasuar me firmat ne regjister. Shtetet e Bashkuara i bejne thirrje komisionit te zgjedhjeve te mare ne shqyrtim ato pak parregullsi qe kane ndodhur. Shtetet e Bashkuara konstatuan me keqardhje atmosferen e kercenimeve presionit dhe dhunes nga burimet serbe per jave me radhe ndaj serbeve ne veri te Kosoves qe i pengoi shume prej tyre per te ushtruar te drejten e tyre demokratike.

Kosova ka perparuar mjaft qe kur trupat e NATO-s nderhyne ne rajon ne vitin 1999 per te ndalur fushaten brutale te spastrimit etnik te popullates shqiptare nga trupat serbe. Pas luftes Kosova u vendos nen administrimin e Kombeve te Bashkuara. Ne vitin 2008 Kosova shpalli pavaresine nga Serbia. 72 vende pefshire Shtetet e Bashkuara dhe pjesen me e madhe te aleateve te NATO-s e kane njohur pavaresine e Kosove. Serbia dhe Rusia jane perjashtimet me te dukshme.

Zgjedhjet e Kosoves ishin shprehje e demokracise dhe Shtetet e Bashkuara jane te frymezuara qe kaq shume kosovare ne gjithe vendin demonstruan angazhimin e tyre per te votuar. E ardhmja e Kosoves eshte ne Evrope dhe keto zgjedhje do ta ndihmojne vendin dhe popullin e tij si dhe gjithe rajonin ne rrugen drejt nje stabiliteti dhe begatie afatgjate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›