Thaçi i "paarritshëm" për Serbinë

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 14:49
Serbia nuk do ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me akuzat kundër tij të paraqitura në raportin e Dick Martyt.
“Nëse dikush nuk është i arritshëm për policinë tonë dhe autoritetet gjyqësore, nuk është e përshtatshme t’i fillojmë proceset e tilla, sepse duken shumë më tepër si procese politike”, i tha gazetës beogradase Blic, zëvendësprokurori i Serbisë, Bruno Vekariç.
“Meqë ne nuk dëshirojmë të jemi të involvuar në sferën politike, roli ynë më i rëndësishëm është ta ndihmojmë EULEKS-in dhe Prokurorinë në Shqipëri, në zhvillimin e hetimeve”, ka shtuar Vekariç.