E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, sulmuesi kamikaz, 50 të vrarë e 100 të plagosur

Të paktën 50 persona janë vrarë në qytetin jugor irakian të Basras, gjatë kohës kur një sulmues vetvrasës, i maskuar si polic, shënjestroi një grup të pelegrinëve shiitë.

Kreu i Drejtorisë së Shëndetësisë në Basra, Dr. Rijad Abdul Amir konfirmoi se të paktën 50 njerëz janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.

Policiabëtri të ditur se sulmuesi kishte veshur një uniformë policie dhe kishte një kartë identiteti, që i lejonte atij të kishte kopetenca në një pikë kontrolli, ku pelegrinët shiitë po prisnin për të shënuar përfundimin e Arbainit, një prej ditëve të shenjta në kalendarin shiit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›