Presidenti Obama konturon administratën e re amerikane
“NYT”: Hillari Klinton pranon ofertën për t’u bërë sekretare Shteti. Obama, plan për 2.5 milionë vende të reja pune
Blerina Olldashi
Presidenti i sapozgjedhur Barak Obama po i kushton shumë rëndësi administratës së re, e cila po merr formë ngadalë për të filluar punën më 20 janar. Media amerikane ka njoftuar se Obama ka vendosur të emërojë Timothi Geithnerin, kreun e Rezervës Federale të Nju Jorkut, si sekretarin e Thesarit. Zoti Geithner është një ndër zyrtarët më të lartë të bankës qendrore, të cilët përcaktuan politikat amerikane mbi normat e interesit dhe morën vendime të tjera që synonin të mbanin nën kontroll inflacionin dhe papunësinë. Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Obama nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, por media njofton se emërimi i zotit Geithner pritet të bëhet i ditur javën e ardhshme. E përditshmja amerikane “The New York Times” raportoi se senatorja nga Nju Jorku, Hillari Klinton, ka pranuar ofertën e presidentit të zgjedhur Barak Obama për t’u bërë sekretare e Shtetit. Raporti citon dy bashkëpunëtorë të saj të paemëruar, që kanë thënë se Klinton është e gatshme të marrë postin. Burime të Partisë Demokratike kanë thënë se Klinton ishte në rrugë për t’u nominuar, ndërsa shpallja zyrtare pritet pas Ditës së Falënderimeve më 27 nëntor. Në zhvillime të tjera, po flitet shumë edhe për guvernatorin e shtetit të Nju Meksikos, Bill Riçardson, si një kandidaturë e fortë për postin e sekretarit të Tregtisë. Presidenti Barak Obama bëri të ditur dje se ka urdhëruar ekipin e tij të ekonomisë që të hartojë një plan për rimëkëmbjen ekonomike, i cili do të krijonte 2.5 milionë vende të reja pune gjatë dy viteve të ardhshme. Në komentet e tij në fjalimin e përjavshëm të Partisë Demokratike, Obama tha se nëse nuk ndërmerren aksione të guximshme, ekonomia amerikane mund të humbë miliona vende pune në vitet e ardhshme pasi humbi 1.2 milionë vende pune vetëm këtë vit. Dy ditë më parë, aksionet në bursat amerikane shënuan rritje pas raporteve të mediave se Obama ka zgjedhur Timoti Geithner, kreun e Bordit të Rezervave Federale të Nju Jorkut, për postin e sekretarit të Thesarit. Indeksi industrial Dow Jones e përmbylli ditën me një rritje prej afro 500 pikësh.
“Spiegel”: Gjermanët e arrestuar në Kosovë janë agjentë
Mediat gjermane raportuan dje se tre gjermanët e arrestuar në Kosovë për sulmin në selinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare janë operativë të shërbimeve inteligjente. Revista “Spiegel” ka shkruar në një artikull se tre personat e arrestuar i kanë thënë policisë së Kosovës se ata ishin duke inspektuar vendin e shpërthimit në Prishtinë, por nuk kishin të bënin me sulmin, i cili dëmtoi ndërtesën, por nuk shkaktoi lëndime në njerëz. “Spiegel” shkruan se njëri prej tyre e ka fotografuar zyrën e dëmtuar nga një ndërtesë e pabanuar në afërsi, prej nga besohet se është hedhur mjeti shpërthyes. Ndërkaq, gazeta “Suddeutche Zeitung” shkruan se njëri nga të ndaluarit u ka thënë hetuesve se punon për shërbimin sekret gjerman BND.
Solana: “EULEX-i do të vendoset në fillim të dhjetorit”
Shefi për Politikën e Jashtme i Bashkimit Europian, Havier Solana, deklaroi se shpreson që EULEX-i të vendoset në Kosovë në fillim të dhjetorit. “Shpresoj shumë që raporti i i sekretarit të Përgjithshëm do të publikohet, sa më shpejt aq më mirë, dhe shpresoj që kjo të ndodhë në fillim të javës së ardhshme”, - tha Solana pas takimit me Ban Ki Mun në Kombet e Bashkuara. “Nëse do të jetë kështu, atëherë ne do të jemi të gatshëm për vendosje në fillim të dhjetorit”, - transmeton fjalët e Solanës agjencia Rojter. Kjo agjenci citon gjithashtu diplomatë në Kombet e Bashkuara të kenë thënë se Ban Ki Mun javën e ardhshme do të bëjë publik raportin në të cilin do të konstatojë se ka marrëveshje të mjaftueshme që misioni të marrë shumicën e autorizimeve të UNMIK-ut. Agjencia e lajmeve Rojter citon edhe ambasadorin britanik në Kombet e Bashkuara, Xhon Sojers, të ketë thënë se në Kombet e Bashkuara besojnë se tashmë është arritur "niveli i mjaftueshëm i pajtueshmërisë" ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për EULEX-in.
23 Nentor 2008