Presidenti Obama mbi terheqjen e trupave nga Afganistani

President Barak Obama i tha popullit amerikan se ka vendosur te terheqe 33000 trupa nga Afganistani dhe se do tua jape vete kete mesazh trupave sot. Zoti Obama pritet te takohet me ushtaret e Divizionit te 10-te Malor nje prej njesive te dislokuara me shpesh ne Afganistan. Presidenti tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes te transmetuar ne mbare boten se ai dhe keshilltaret e tij me te larte mendojne se pika kulmore e luftes po kalon dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara nuk po e braktisin qeverine e Kabulit me terheqjen e trupave. Ne intervisten per Zerin e Amerikes zoti Obama tha se forcat amerikane do te kene nje prani te gjere ne Afganistan edhe pas terheqjes se trupave fillestare.
Presidenti dha arsyet perse Shtetet e Bashkuara mund te fillojne terheqjen e trupave nga Afganistani. Ai tha se situata atje po permiresohet dhe se terheqja do te filloje muajin e ardhshem.
Ne duam te terheqim 10 mije trupa deri ne fund te ketij viti dhe 23 mije te tjere deri ne fund te veres se vitit te ardhshem.
Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te kene nje prani te konsiderueshme ushtarake ne Afganistan. Ai e kishte marre vendimin per terheqjen e trupave pasi ishte konsultuar me kreret ushtarake amerikane dhe qeverine afgane.
Nje nga ceshtjet kryesore eshte qe te gjejme balancen e duhur. Tua bejme me dije popullit afgan se ne duam te shohim nje Afganistan sovran dhe te sigurt dhe ne mendojme se sa me shume pergjegjesi te kene afganet aq me mire do te jete per te gjithe.
Presidenti afgan Hamid Karzai muajt e fundit i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj te NATO-s mbi menyren e trajtimit te luftes dhe vecanerisht mbi viktimat civile. Por presidenti Obama tha se zoti Karzai ka te njejtat synime strategjike si Shtetet e Bashkuara.
Nje qeveri sovrane dhe e sigurt afgane qe eshte ne gjendje te percaktoje fatin e vet dhe qe e sheh komunitetin nderkombetar ne pergjithesi dhe Shtetet e Bashkuara ne vecanti si nje partner te forte qe mbeshtet aspiratat afgane.
Presidenti Obama e pranon se ne Shtetet e Bashkuara ndjehet nje fare lodhjeje nga lufta.
Nuk ka dyshim se pas gati 10 viteve lufte ne Afganistan numri i viktimave dhe parate e shpenzuara i kane lodhur njerezit.
Por presidenti tha se beson qe populli amerikan do ti dorezoje Afganistanit nje vend te sigurt qe do te qendroje si i tille.
Ndersa per Pakistanin presidenti Obama e pranoi se ka tensione mes Uashingtonit dhe Islamabadit sidomos mbi operacionin e komandove qe vrane kreun e al-Kaides Osama bin Laden.
Ne pergjithesi Pakistani ka bashkepunuar me ne ne perpjekjet e zbulimit per venien ne shenjester te personave me interes. Nuk mendoj se ka vend qe ka pasur me shume sulme terroriste se Pakistani.
Por zoti Obama tha gjithashtu se pakistanezet kane pergjegjesine dhe interes te zgjidhin ceshtjen e elementeve terroriste ne territorin e tyre.