Analistet Media ne Shqiperi abuzon vete me lirine e saj

Analistet e shtypit ne Shqiperi mendojne se problemi kryesor i mediave shqiptare jane vete pronaret e tyre. Andi Tela drejtues i gazetes Panorama thote se pronaret e mediave po investojne shume ne blerje pajisjesh te reja televizive por nuk investojne ne shkollimin e gazetareve me koncepte te reja profesionale madje kjo quhet nje pune e dores se dyte mjafton qe te kene pajisje moderne. Sipas zotit Tela kasetat e gatshme me filmime qe shperndajne partite per fushate duhet te ishin refuzuar nga te gjitha televizionet njezeri si nje shkelje etike sepse ato jane reklama per kandidatet dhe jo lajme per qytetaret.
Mediat duhet ti refuzonin kasetat e partive por kjo gje duhej bere perpara fushates dhe madje me nje nen ne Kodin Zgjedhor. Mediat nuk duhet te detyrohen qe te marrin kasetat e gatshme nga partite. Rregullat nuk mund te ndryshohen ne mes te lojes. Bordi i monitorimit dhe KQZ absolutisht nuk duhet te detyrojne mediat ne javen e fundit te fushates qe te pranojne kasetat e gatshme ato nuk bejne gje tjeter vecse ulin cilesine e raportimit te mediave tha zoti Tela.
Ndersa gazetari i njohur Sami Neza thote se komuniteti i mediave ishte i percare edhe ne ceshtjen e kasetave dhe vendimi per ti refuzuar ato nuk ishte unanim. Disa televizione i pranuan kasetat e gatshme partiake thote ai dhe kjo e shtyu KQZ ne vendimin tjeter te gabuar qe tu kerkoje mediave te pranoje kasetat e partive. Sipas tij te dyja palet vepruan gabim sepse asnje pale - as mediat dhe as KQZ nuk ka asnje dobi nga kasetat e gatshme te partive.
Kjo duhet te shmanget dhe mund te shmanget vetem nga mediat. Askush tjeter vec mediave nuk eshte i interesuar per ta shmangur kete problem. Politikes nuk i intereson nese media raporton me profesionalizem apo jo i zbaton apo jo kodet e veta te etikes dhe te profesionit aq me pak ne nje fushate. Media mund ta beje kete vetem nese zbaton rregulloret e saj kodet e saj profesionale ne transmetim shkrim dhe raportim gazetaresk tha zoti Neza.
Lidhur me lirine e shtypit ne Shqiperi te dy analistet e njohur Neza dhe Tela thone se kjo tashme eshte e siguruar me Kushtetute dhe me numrin e madh te mediave. Zoti Neza thote se liria e mediave cenohet kryesisht nga pronaret jogazetare te medias qe e shohin shtypin si nje biznes.
Me futjen e bizneseve me investime ne media raporti i gazetareve me qytetaret dhe me lirine e informimit ndryshoi. Biznesmenet qe investojne ne media kane mendesine qe media e tyre eshte nje tjeter biznes i tyre. Ata nuk e kane median nje biznes qe nxjerr fitime direkte por si nje biznes qe edhe pse del me humbje mund te nxjerre fitime per bizneset e tjera te tyre. Kete e arrin permes influencave qe ushtrohen tek politika dhe institucionet vendimmarrese si edhe permes konfliktit te interesit thote zoti Neza.
Ndersa drejtuesi i gazetes Panorama Andi Tela thote se politika ushtron presion ne media ashtu si ushtron mbi gjithe institucionet e pavarura media ka pushtet mbi qytetaret dhe politika perpiqet qe te kontrolloje qytetarin permes medias. Sipas tij Shqiperia ka nje numer te madh mediash dhe kushdo mund te botoje shkrime ne njeren media ne mos ne tjetren por kjo sasi e madhe mediash eshte ne dem te cilesise dhe behet pre e politikes.
Rregullat e punes duhen bere nga gazetaret dhe duhen zbatuar prej tyre. Liria e medias ne Shqiperi ne kornizen kushtetuese eshte e qarte media shqiptare eshte e lire nuk ka nene qe te kufizojne lirine e saj ashtu si mund te kete ne vende te tjera te botes. Por ne kete cast lindin dyshimet per nje abuzim te medias vete me lirine e saj tha zoti Tela.
Liria e shtypit ka qene nje teme e vazhdueshme debati ne Shqiperi ndonese komuniteti i medias eshte i percare dhe pa asnje nisme per vetorganizim. Shkeljet e vazhdueshme etike nxiten shpesh nga veshtiresite financiare te mediave dhe per paradoks mediat nuk mbrojne veten dhe njera tjetren nga sulmet politike por tani jane partite politike ato qe shkembejne akuza se po shkelin lirine e medias.