Presidenti Obama nenshkruan ne ligj Aktin Patriot

Presidenti amerikan Barak Obama firmosi duke e kthyer ne ligj zgjatjen kater-vjecare te disa pjeseve te ligjit te debatueshem te pergjimeve ne vend pak para se dispozitat te skadonin dje. Ligjvenesit amerikane e miratuan me shpejtesi zgjatjen e Aktit Patriot Amerikan.
Senati dhe dhoma e perfaqesuesve e miratuan mbreme masen me nje diference te madhe votash pro. Presidenti Obama i cili ndodhet ne Evrope autorizoi qe projektligji te firmosej nga nje paisje qe ben firmen e tij.
Tre dispozitat qe u zgjaten e bejne te mundur qe autoritetet te perdorin pergjimet elektronike te bejne kontrolle te dokumenteve te bizneseve me urdher te gjykates dhe te pergjojne shtetasit e huaj qe mund te jene duke bere komplote per sulme.
Administrata e presidentit Obama u beri thirrje ligjvenesve te zgjasin dispozitat duke thene se pa to Shtetet e Bashkuara e kane me te veshtire te luftojne sulmet terroriste.