Topi pret përfaqësuesit e biznesit

Presidenti Bamir Topi dha sonte në Pallatin e Brigadave një pritje për sipërmarrësit e huaj dhe vendas, pjesëmarrës në edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar "Klik Ekspo", që po mbahet këto ditë në Tiranë.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi vuri në dukje faktin se "prania e 800-të kompanive të huaja, përfaqësuar në Pavionin e vendeve evropiane të zhvilluara dhe në zhvillim në të gjitha fushat e biznesit, në Panairin e Përvitshëm Ndërkombëtar të Tiranës Klik Ekspo Group është vlerësim, është inkurajim dhe, natyrisht, është një shpresë në rritje për ekonominë e një vendi të vogël si Shqipëria". "Padyshim është vlerësimi i natyrshëm për ekonominë e një vendi që për më shumë se një dekadë njeh rritje ekonomike të qendrueshme; është vlerësim për Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s; është vlerësim për pranimin e kërkesës së kandidatit për vend anëtar të BE-së; është një dritë e qartë në fund të tunelit ku i kishte futur vendet e Ballkanit politika e para viteve 90- të", - u shpreh Kryetari i Shtetit.
Duke u ndalur në sigurinë dhe kushtet e përshtatshme për ngritjen dhe ecurinë e biznesit që ofron vendi ynë, Presidenti Topi edhe një herë ftoi bizneset dhe investitorët e huaj që të jenë të vëmendshëm ndaj Shqipërisë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë. "Institucionet e shtetit shqiptar janë duke bërë të gjitha përpjekjet për të vendosur një kuadër të drejtë ligjor, që do të përmirësojë adaptueshmërinë e kompanive tuaja jo vetëm në drejtim të barrës së ulët fiskale, infrastrukturës, por edhe të kompanive dhe punëtorëve që t'ia dilni me sukses, sepse tek e fundit jeni ju që e krijoni pasurinë dhe mirëqenien shoqërore", - përfundoi Presidenti i Republikës fjalën e tij.