Elbasan, në flakë 3 makina, njëra e Muharrem Hoxhës
ELBASAN- Tre automjete, mes të cilave dhe ajo e aktorit të njohur të humorit Muharrem Hoxha, janë përfshirë nga flakët pas mesnatës në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në vendin e parkimit, përpara Turizmit Elbasan. Automjetet e djegura janë një BMW X5 me targa të huaja, 370 PPK në pronesi të shtetasit Bobjan Fidani; Mjeti tip Benz me targa të Durresit 0081 B në pronësi të aktorit durrsak Muharrem Hoxha. Mjeti tjetër i djegur me targa TR 7516 T në pronësi të Armand Skuqi, i cili kishte dhe biznesin e tij aty pranë.
NEWS24 informon se humoristi Hoxha prej disa ditësh ndodhet në Elbasan në kuadër të një bashkëpunimi me teatrin Skampa.
Policia informon në një komunikatë për shtyp se nga veprimet e para hetimore mendohet se shkak i rënies së zjarrit, ka qenë një shkëndijë elektrike në mjetin BMW X5, i cili ishte i parkuar prej 1 jave përpara Turizmit.
Policia informon se janë djegur tërësisht automjeti me targa amerikane dhe ai me targa të Tiranës. Mjeti që i përkiste aktorit durrsak ka pasur vetëm disa dëmtime.
(s.g/BalkanWeb)