Presidenti, PD mandaton ekipin për negociata
Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, nëkryetari Astrit Patozi dhe Edmond Spaho, deputet i selisë blu do të jetë ekipi që do të realizojë negociatat në takimet me krerët e partive të tjera parlamentare për sa i përket procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në kryesinë e PD , e para e mbledhur që prej mandatitimit të saj verën e shkuar, shefi i selisë blu, Sali Berisha bëri me dije se takimet do të nisin me krerët e partive parlamentare, aleate në qeverisje.
“Do bëhen negociata të ndershme duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata, dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët. Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President.Zgjedhja e Presidentit, proces i negociueshëm me të gjitha palët politike. Neser do takohem me aletatet per Presidentin. Negociatat duhet të fillojnë në selinë e Parlamentit. Të caktojmë kryetarin dhe 2 personalitete te kryesisë për negociatat.Kushtetuta është e qartë për zgjedhjen e Presidentit.Kryesia e PD ka njerëz të vlerësuar dhe të kuotuar.Janë njerëz me kontribute reale qe do ta nderojne ligjin dhe Kushtetuten, jane burra e gra qe kane investuar gjate viteve.Integriteti politik dhe atdhetarizmi jane kushtet themelore per t`u ulur me dinjitet ne karrigen e Presidentit, per t`u shnderruar ne unitet i vendit.Nuk mund te ecim me klishe ne kete proces, nuk mund te them qe karrigia e Presidentit nuk eshte per politikanet. Te angazhohemi me seriozitet jashte cdo spekulimi qe ti japim vendit nje President dinjitoz. Jam i gatshem te shqyrtoj propozimet e PS” u shpreh Berisha.
Kreu i selisë blu nuk la pa shigjetuar edhe liderin e opozitës, sa i përket qëndrimit të mbajtur për periudhën para nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e Kreut të Shtetit.
“Me drejtuesit kryesorë të PS kam dy praktika. Me Nanon kam bërë disa marrëveshje direkte të firmosura dhe të mbajtura.Me Ramën kam patur bashkëpunim para 2009, jo në tyrezë si më parë por përmes ekipeve.Tentativa me Ramën ishte dështim, i qëndroj tezës për negociata.Nuk kam deklaruar deri me sot qe nuk pranoj nga PS, Rama ka deklaruar qe nuk pranon nga PD, Çfare, i konsideron demokratet armiq?!”theksoi Kreu i PD-së.
Ndërkaq zoti.Berisha tha se po kreu i PS-së po përdor këtë moment për të penguar procesin integrues të vendit.
“Ështe e dhimbshme qe PS perdor kete moment per te bllokuar procesin e integrimit dhe reformen elektorale e parlamentare.Disponojme cdo informacion qe Rama ka vendosur te mos miratoje reformat”tha ai.