Presidenti, PS: S`pranojmë asnjë kandidat pa dialog konkret

Partia Socialiste mbetet e vendosur të mos mbështesë asnjë kandidaturë për kreun e shtetit të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria.
Në një deklaratë për shtyp pas takimit mes kryesocialistit Rama dhe kandidatit të mazhorancës Xhezair Zaganjori, PS-ja thekson se emri i kreut të ri të shtetit duhet të dalë nga një proces dialogu konkret mes qeverisë e opozitës dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare dhe jo anasjelltas.
Kjo, theksoi kryesocialisti gjatë takimit, vlen konkretisht qoftë për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori, qoftë për çdo kandidaturë që do të paraqitej apo paraqitet nga qeveria nëse mungojnë dialogu konkret dhe konsultimet e domosdoshme për gjetjen e një kandidati apo kandidateje të dakordësuar mes qeverisë e opozitës.
vijon...