Presidenti, pas Ramës Zaganjori takon edhe Idrizin

Duket se kandidati i mazhorancës për postin e kreut të vendit, Xhezair Zaganjori ka nisur turin e takimeve me krerët e partive parlamentare për të marrë mbështetjen e tyre.
Pas takimit në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama, Zaganjori është takuar në një lokal në Tiranë edhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Mazhoranca propozoi ditë më parë si kandidat të saj për president të vendit, anëtarin e gjykatës kushtetutese Xhezair Zaganjori por kjo kandidaturë nuk u pranua nga opozita e cila e cilësoi si të njëanshme.
Raundi i parë i votimit për president dështoi pasi mazhoranca dhe opozita nuk arritën kompromis për të çuar në parlament një kandidat ndërkohë që kuvendi miratoi dje që dita e hënë, data 4 qershor të jetë edhe raundi i dytë i votimit.
vijon..