E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natali Mejia, e dashura e re e Kris Braun



Pas thashethemeve për një bashkim me Rihanën, mësohet se Kris Braun po takohet me këngëtaren bukuroshe Natali Mejia. Ai u pa ditën e shtunë i shoqëruar me Mejian dhe të gjitha mediat po përpiqen të zbulojnë diçka më tepër. “Është e vërtetë që së bashku vizituam një sallon tatuazhesh, por nuk mund të them nëse kemi diçka më shumë bashkë, sepse është tepër personale”,- u është përgjigjur Kris Braun pyetjeve të gazetarëve. Por mos ndoshta mes tyre ekziston një lidhje? “Gjërat po shkojnë mirë mes nesh”,- është shprehur Mejia. ”Ai ka sjellje prej xhentëllmeni në çdo ambjent dhe nuk mund të ankohem për asnjë gjest të vetëm”. Mejia është anëtare e një grupi të pasuksesshëm femrash të quajtur “Girlicious”. Ajo është shfaqur për herë të parë në një shfaqje “reality” në vitin 2008. Nëse Natali do të vazhdojë të takohet me Braun, është e sigurt se jeta sentimentale e saj do të jetë po aq e suksesshme sa edhe jeta profesionale. Kris Braun kohët e fundit është kritikuar nga fansat, pasi keqtrajtoi të dashurën Rihana, e cila më pas nuk pranoi që ai të dënohej.

15 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›