E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Per ambasadoret nuk ka asnje propozim konkret

Deklarata

eshtja e emerimeve nga politika ne ambasadat e Shqiperise eshte prekur edhe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi ne nje interviste ne Ora News. I pyetur per perfundimin e misioneve nga disa perfaqesues te vendit tone Topi ka preferuar te citoje Londren per te cilen sikunder u shpreh ai nuk ka propozim si dhe per Malin e Zi teksa per Pragen ka nenvizuar se ka refuzuar kandidaturen. Ne nje permbledhje ajo cfare ka lene te kuptohet kreu i shtetit eshte kundershtimi i propozimeve nga politika. Besoj se keni degjuar qe gjithmone ka pasur nje shqetesim qe te mos te ndryshoje balanca ne favor te kandidaturave politike ne diplomaci. Une mendoj qe trupi diplomatik ka nevoje per njerez profesioniste. Padyshim qe do te kete edhe kandidatura politike por duhet te jene te kursyera dhe nuk duhet te dominojne mbi kandidaturat profesionale eshte shprehur Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›