Prioritetet e 2011-s per Ministrine e Jashtme
Statusi i vendit kandidat mbetet prioritet i lobimit diplomatik shqiptar per vitin 2012. Edhe pse eshte ne thelbin e vet nje arritje politike diplomacia ka rolin vet drejtues dhe ne kete drejtim ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka nenvizuar perhere angazhimin e tij personal por edhe te institucionit. Klima politike e krijuar se fundmi favorizon nje qasje me te pershtatshme per diplomacine shqiptare dhe kjo eshte bere e qarte edhe nga deklarimet e ambasadoreve te vendeve kryesore te BE-se akredituar ne Tirane. Nje tjeter ceshtje qe pritet jo pa interes nga opinioni publik shqiptar eshte edhe ajo e marreveshjes se ujerave me Greqine e shtyre tashme per dy vjet qe prej rrezimit te draftit fillestar ne Gjykaten Kushtetuese. Nderkohe edhe ndryshimi i ligjit per sherbimin e jashtem eshte per nga rendesia nga me kryesoret per vete faktin se plotesimi i tij do ti jepte ndoshta fund problemeve me personelin diplomatik i trajtuar shpesh me nota mjaft kritike nga opozita shqiptare. Ne fund nje analize qe vlen te trajtohet eshte edhe roli i Shqiperise ne zgjidhjen e krizave rajonale qe kane brenda faktorin shqiptar sic eshte situata ne Maqedoni apo edhe Veriu i Kosoves dhe Lugina e Presheves.