E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Platin: “Do të punojmë bashke me italianët”

Mishel Platini ka reaguar, duke ndëshkuar dhunën në futboll, dhe në vecanti duke mbështetur vendimin drejtuesve italianë të futbollit. "Para së gjithash i shpreh ngushëllimet e mia familjes së inspektorit, Filipo Raciti, që ka humbur tashmë jetën, - ka thënë Platini, - Dhuna është në mënyrë absolute e pa pranueshme dhe nuk ka absolutisht të drejtë të ekzistojë në lojën e futbollit. Ne do ta ndëshkojmë. Për këtë arsye ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Komisarin e Jashtëzakonshëm të Figc, Luka Pankali, që ka pezulluar të gjithë kampionatet kombëtare dhe impenjimet ndërkombëtare të përfaqësues. Vdekja e një tifozi të PSG-së, episodet e dhunës së tifozëve të Feyenoordin në Nancy, janë të gjithë episode, që bëjnë të rritet shqetësimi ynë për dhunën, e cila po rikthehet sërish në futboll. Ne do të punojmë të gjithë së bashku me autoritet futbollistike dhe politike italiane në mbështetje të futbolli dhe për të gjetur një zgjidhje për spiralen e dhunës që po përfshin futbollin evropian".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›