McClaren: "Itali mëso nga futbolli anglez"

Steve McClaren, trajneri i Anglisë, shpreh pikëpamjet e tij mbi faktet e Katanias, duke propozuar modelin që duhet ndjekur: "Italianët kanë shumë për të mësuar nga Anglia. Ndeshjet kanë ndryshuar me kalimin e viteve, - ka thënë trajneri i anglezëve, - dhe siguria është përmirësuar në pjesën më të mëdha të fushave. Gjithcka është shumë e kontrolluar, në një mënyrë të mirë. Stadiumi është një ambient i madh, ku mund të marrësh familjen me vete, dhe ne e kemi inkurajuar këtë fenomen".
Lufta ndaj "hooligans" (huliganëve) është fituar në Angli, të paktën brenda kufijve të saj dhe në brendësi të stadiumeve. Dhe ky është rezultat konkret, i arritur në kohën pas tragjedisë së Heysel (39 të vdekur pa ndeshjes Liverpul-Juventus), gjë që e nge Anglinë në nivelet më të larta se shumë vende të tjera. "Të shumë janë ata që na admirojnë për mënyrën se si i ndërtojmë stadiumet, sigurinë tonë, gatishmërinë e vendeve dhe shitjen e biletave, me qëllimin e mirë që të arrijnë nivelin tonë".