Tirana, pesë të “shtëna topi” si homazh për Arben Mingën

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Pesë gola, si pesë të shtëna topi për të nderuar legjendën e madhe bardheblu, ish- futbollistin e Tiranës, Arben Mingën, i cili u preh përjetësisht në të njëjtën orë në Kanada, kur nisën ceremonitë homazh për nder të tij në tempullin e futbollit shqiptar, Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ku Minga i madh kishte shënuar një qindshe golash gjatë karrierës së tij me fanelën e Tiranës dhe Shqipërisë. Një fitore e thellë e Tiranës në rezultat ndaj Teutës (5-0), ndjekëses së saj më të afërt, porse në mbarim të 90 minutave diferenca midis tyre u progresua në nëntë pikë, aq sa duket se edhe Arben Minga me imazhin e tij, frumëzoi "Lojtarin më të mirë vitit", mbrojtësin Nevil Dede (35'), kapitenin Devi Mukaj (38'), blerjen e re të Tiranës, Oriand Abazaj në të 71 (goli i parë i tij me fanelën bardheblu dhe i nënti sezonal), zëvendësuesin Eleandro Pema (83') dhe "trurin e ri" të Tiranë, Klodian Duro në minutën e 91'. Takimi u luajt në orën 17:30, që përkoi edhe me orën 13:30 në Kanada, ku miqtë e ngushtë të Arben Mingës, e përcollën atë në banesën e përjetshme, ndërkohë që në "Qemal Stafa", presidenti i SK Tirana, deputeti Bamir Topi mbajti fjalimin e rastit përpara mijërave tifozëve që thirrën në korr emrin "Arben Minga". Një minutë heshtje në nderim të gjashtë herë kampionit të Shqipërisë, dhe më pas lule të freskëta pranë një portreti gjigant të ish-lojtarit të Kombëtares, ndërkohë si në të gjitha stadiumet e Shqipërisë ku u luajtën ndeshjet e javës së 18 të Kategorisë Superiore lojtarët e dy ekipeve e nisën takimin me shirita të zinj në krah. Takimi kishte disa momente, ku më i vecanti ishte goli i debutuesit Oriand Abazaj, që plotësoi kuartetin e "vjetër" të Tiranës: Dede, Mukaj të shoqëruar me Pemën dhe Klodian Duro. Edhe pse përballja midis Tiranës dhe formacionit durrsak të drejtuar nga ish-trajneri bardhblu, Sulejman Starova (i përforcuar edhe me Bledi Shkëmbin) pritej të ishte një sfidë e vërtetë midis dy pretendentëve për titull, fundndeshja rezultoi me një protagonist, Tiranën që duket se ka prekur qysh tani titullin e 23-të. Tirana-Teuta 5-0 Golat: Dede 35', Muka 38',Abazaj 71', Pema 83', Duro 90' Tirana: Hidi, Allmucca, Dede, Pisha, Abraham(80'Bakalli), Sefa(46 Capja), Bulku, Duro, Muka, Abazaj(75'Pema), Sinani Teuta: Kapllani, Lako, Tetova, Kapaj(75'Hodo), Vrapi, Devolli, Buna(70'Vila), Gjondeda, Shkëmbi, Kuli, D.Xhafaj Kartona të verdhë: Bulku/ Devolli Gjyqtarë: E.Peza, Koreshi, E.Dodaj Superliga/Java 18 E shtune, 03.02.2007 Tirana - Teuta 5-0 Elbasani - Partizani 0-2 Besa - Luftetari 3-1 Kastrioti - Dinamo 0-1 E premte, 02.02.2007 Flamurtari - Vllaznia 1-1 Shkumbini - Apolonia 0-1 RENDITJA E SUPERLIGES Superliga Pike F B H 1 Tirana 40 12 4 2 2 Teuta 31 8 7 3 3 Partizani 30 8 6 4 4 Vllaznia 30 8 6 4 5 Dinamo 27 8 3 7 6 Elbasani 26 8 2 8 7 Besa 22 5 7 6 8 Flamurtari 22 6 4 8 9 Luftëtari 22 6 4 8 10 Kastrioti 21 5 6 7 11 Apolonia 14 4 2 12 12 Shkumbini 12 3 3 12 Golashenuesit 13 gola: V. Sinani Tirana 13 gola: H.Salihi Tirana 10 gola: S.Plaku Apolonia 9 gola; O.Abazaj Kastrioti 8 gola: D.Xhafaj Teuta 8 gola: R.Nenaj Flamurtari 6 gola: G.Stojku Elbasani 6 gola: S.Lici Vllaznia 5 gola: J.Ziambo Kastrioti 4 gola: O.Stafa Luftetari 4 gola: Ricard Flamurtari 4 gola: E.Kraja Besa