E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliu propozon emrin "Iliro-Maqedonia"

Veliu tha se "këtë qëndrim e kanë marrë duke u bazuar në të kaluarën shekullore të këtij vendi, të dëshmuar me fakte të pakundërshtueshme dhe në të sotmen me vazhdimësi jetese të pasardhësve të ilirëve, shqiptarëve në trojet e të parëve ku trashëgojnë të gjitha vlerat të pranuara edhe nga Enciklopedia ndërkombëtare".

Ai tha se idenë e dhënies së emrit Ilir-o, pranë emrit Macedonia (Maqedonia) e kanë bërë në përshtatje me rrethanat aktuale, për ta shpëtuar vendin Ilrio-Macedonia dhe popujt që jetojnë këtu.

Shoqata e Veteranëve të U çK-së thotë se kjo ide është përkrahur nga veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare të të gjitha trojeve shqiptare.

Propozimi u është dërguar negociatorëve kompetentë ndërkombëtarë dhe kryetares së Komisionit për Politik të Jashtme, Teuta Arifi. /ina/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›