E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, sherri për Kosovën kushton 1 milion dollar

Beograd - Kapriçot e shtetasit serb Miladin Kovaçeviç i kanë kushtuar plot një million dollar qeverisë serbe. Ai i fundit është përballur me drtejtësinë amerikane pas një sherri që ka patur me një tjetër student, Brajan Shtajnhauer. Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka paguar një milionë dollarë familjes amerikane që të heqë dorë nga padia kundër shtetasit serb. Sipas vendimit të qeverisë serbe, 900 mijë dollarë janë dëmshpërblim për Shtajnhauerin, ndërsa 100 mijë dollarë është kaucion për huliganin Kovaçeviç, i cili pasi i kishte shkaktuar lëndime të rënda studentit amerikan, ka braktisur SHBA-të me ndihmën e diplomatëve serbë në Nju Jork. Më parë, drejtësia amerikane ka kërkuar nga Beogradi ekstradimin e Kovaçeviçit që të gjykohet në SHBA, por autoritetet serbe kanë refuzuar. Huligani serb Kovaçeviç kishte rrahur studentin amerikan për shkak të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›