Greqia: Duam marrëdhënie të mira me Kosovën
Athinë - Edhe pse nuk ka vendosur ende për të njohur pavarësinë e Kosovës, Athina zyrtare është e interesuar për marrëdhënie të mira me të. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis, edhe pse qëndrimi i Athinës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, kjo nuk ka ndikuar aspak në atë që Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis të vizitonte Prishtinën zyrtare. Ky duket se do të jetë qëndrim konstant i Greqisë, të paktën për një kohë të pacaktuar. Domethënë, mosnjohje, por zhvillim i kontakteve në të gjitha nivelet.
Gjatë një interviste për BBC-në, ai u shpreh se me gjithë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, fakti se Greqia ka një zyrë ndërlidhjeje në Prishtinë, i njeh edhe pasaportat e Kosovës, inkurajon bashkëpunimin ekonomik. “Kjo do të thotë se tërthorazi Athina e njeh pavarësinë. Jo, në asnjë rast nuk është njohje e pavarësisë së Kosovës. Por nga ana tjetër, ne nuk mendojmë se duhet ta mbajmë Kosovën si një vrimë të zezë në Ballkan, me të cilin nuk duhet të kemi kontakte. Përkundrazi, duhet të kemi kontakte. Ne duam që me Kosovën të kemi një kuadër të mirë marrëdhëniesh, në nivel edhe politik, edhe ekonomik, edhe në fushën e biznesit" i tha zëvendësministri i jashtëm grek.