Kouchner: Franca do të mbështesë Kosovën
Paris -Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner në një letër dërguar ministrit të Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, uron njëvjetorin e pavarësisë dhe siguron për përkrahjen e vazhdueshme të Francës në rrugën e Kosovës drejt së ardhmes evropiane. ''Populli kosovar i ka treguar gjithë botës që ishte i gatshëm, në paqe e respektim të të drejtave të të gjithë komuniteteve, të punojë për të ardhmen e tij evropiane.
Unë mund vetëm të gëzohem që shoh sot shtetin tuaj që po hyn në mënyrë progresive në skenën ndërkombëtare'', thuhet në letrën e Kouchner. Kouchner konsideron se për Kosovën 2009-a do të jetë një vit i sfidave të mëdha. ''Fillimi i reformave të parashikuara në dispozitat kushtetuese është thelbësor. Kosova duhet gjithashtu t’u ofrojë qytetarëve të saj një perspektivë të zhvillimit dhe të prosperitetit'', shkruhet në letrën e urimit