E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Topalli: Kryeparlamentare deri në fund

Tirane- Debat edhe per ceshtjen e presidentit ne debatin per mandatin e PS-se ne Keshillin per Imunitetet. Replika mes kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, nje nga emrat e lakuar per postin e presidentit dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri e me pas edhe kreut te grupit te PS-se, Gramoz Ruci.

Pjese nga debati

Gjiknuri: Nuk ka marrëveshje për të hequr dorë paraprakisht nga mandati. Domethënë, kur je kandidat në listë nuk mund të bësh dorëheqje paraprake ose më pas, pa ardhur koha për tu bërë deputet. Në momentin kur i vjen koha për tu bërë deputet e pyet nëse e pranon, apo jo, sepse nuk ta jep njeri mandatin me zor. Edhe ju nesër mund të kandidoni për Presidente, mund të zgjidheni e tillë. Do jepni dorëheqjen nga mandati i deputetit, apo doni që edhe juve tju shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese?

Jozefina Topalli  Do të më kesh Kryetare Parlamenti deri në fund.

Damian Gjiknuri Ka pasur edhe persona të tjerë që kanë kandiduar dhe kanë një mandat, por

Jozefina Topalli  Jo, jo flisni me ligj dhe me Kushtetutë.

—-

Gramoz Ruçi Nesër, njëri nga ne, nuk po ju drejtohem juve, që jeni lançuar mediatikisht si një kandidate potenciale për Presidente

Jozefina Topalli  Kush e tha?

Gramoz Ruçi  Media.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›