E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e fundit për Sheri Mitën, homazhe në Teatër

TIRANE- Aktorit Sheri Mita i eshte dhene sot lamtumira e fundit, nga miq, dashamires te artit dhe zyrtare te larte. Homazhet për aktorin e njohur, ndare nga jete nje dite me pare ne moshen 69 vjecare u zhvilluan ne Teatrin Kombëtar.

Ne homazhe per nder te tij ka qene edhe presidenti Topi,  i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit.

Pasi u përshëndet me familjarët e të ndjerit Sheri Mita, duke u shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur, Kryetari i Shtetit vendosi një kurorë me lule duke u përulur me respekt përpara trupit të pajetë të artistit të njohur, i cili me përkushtim dhe aktrim dinjitoz, me shumë dëshirë e punë të palodhshme edhe në profesionin e regjisorit e të shkrimtarit, i dhuroi publikut shqiptar një pasuri të madhe personazhesh e ngjarjesh filmike të pashlyeshme në memorien e artdashësve shqiptarë, por dhe një kontribut të paçmuar në artin e bukur e të vështirë të kinematografisë sonë.

Sot erdha të zhvilloj homazhe për një figurë shumë të nderuar, për një qytetar dhe për një artist, si i ndjeri Sheri Mita, i cili do të mbesë në kujtesën e qytetarëve shqiptarë, por dhe në kujtesën e kombit, së pari, si një qytetar i mirë, si një intelektual, por pastaj si një aktor, si një regjisor, i cili solli një fizionomi të re në art”- tha Topi.

Sheri Mita ne teater kontribuoi jo vetëm si aktor, por edhe si komedian e dramaturg duke vënë në skenë rreth 6 komedi e drama, mes tyre te spikatura “Dy krisma në Paris dhe Këshilli i Ndrikullave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›