E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Keqardhje për debatin që u zhvillua në Strasburg

Tiranë, 29 janar NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel
Montobio de Balanse me cilësinë e Presidencën së radhës së BE-së dhe
përfaqësuesin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Luixhi Bruza. Dy diplomatët i shprehën Kryetarit të Shtetit shqiptar qëndrimin e Bashkimit
Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe komentuan rekomandimet e
rezolutës së miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi
Shqipërinë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë vlerësoi angazhimin serioz të Asamblesë
së Këshillit të Evropës dhe lexoi me vëmendje rezolutën e miratuar dje nga kjo
Asamble mbi situatën politike në Shqipëri duke shprehur në të njëjtën kohë
keqardhjen që një debat i tillë mbi funksionimin e institucioneve demokratike
në Shqipëri të zhvillohet në Strasburg, në një kohë që Shqipëria ka qenë nga
vendet e para ish-komuniste të anëtarësuara në këtë institucion përfaqësues
evropian.
residenti i Republikës së Shqipërisë shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se
ndjek me vëmendje situatën paszgjedhore në Shqipëri, mirëpret të gjitha
përpjekjet serioze për të kontribuar në përmirësimin e klimës politike dhe në
rivendosjen e dialogut parlamentar.
k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›