E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, policia zbulon autorët e vjedhjes së dy Kishave

Korçë, 29 janar NOA - Policia e Korçës ka bërë
të mundur ditën e djeshme identifikimin e autorëve të vjedhjes së dy kishave në
këtë Korçë.

Kështu dje është bërë i mundur, zbulimi i
vjedhjes së Kishës së Shën Pandelimon  e
ndodhur më datë 10 janar.

Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje
është 37-vjeçari Bledian Trushina lindur dhe banues në fshatin Tushemisht
Pogradec, dhe është shpallur në kërkim.

Gjithashtu po dje policia ka identifikuar si
autorin e vjedhjes së Kishës së Shën Thanasit 51-vjeçarin L.R.

Vjedhje e kësaj kishte ka ndodhur më 31 mars të
vitit të kaluar.

Autorët e vjedhjes së dy kishave janë shpallur
në kërkim nga policia pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›