Rama: Demonstratat tona më të fuqishme, tubimi i PD dje,kundër opozitës
TIRANE- Kreu i PS Edi Rama e ka cilësuar sot tubimin e djeshëm të Partisë Demokratike një miting force kundër opozitës dhe paralajmëroi se demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme.
"Më 20 shkurtin e 20-të, pas rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist, Shqipëria pa mitingun e radhës të pushtetit kundër opozitës dhe dëgjoi të sharat e radhës që një njeriu i diktaturës së vjetër të komunizmit i bëri opozitarëve në emër të diktaturës së re të korrupsionit. Njësoj si 20 vjet më parë.”- tha Rama duke nënvizuar se “Edhe për këtë Saliu duhet të largohet. Ja pse demonstratat do të vazhdojnë paqësisht por vendosmërisht”
Nga selia rozë, sot në mesditë, lideri socialist Edi Rama theksoi se demonstratat popullore të opozitës do të vazhdojnë deri në largimin e Berishës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe të lira.
Rama renditi dhe arsyet e tjera pse Berisha duhet të largohet:
“Pasi vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqiëprinë dhe vrau për të vazhduar të vjedhë, Saliu i këndoi dje dhunës së regjimit të kusari përpara një turme të mbledhur nga të katër anët e vendit me listat e administratës shtetërore. Njësoj si njëzetvjet më parë..... "I frikur gjer në pals nga zullumi që ka trashur duke vjedhur e duke vraë për të vazhduar të vjedhë, Saliu bërtiti dje përsëri pa thënë dot asgjë tjetër përvec kërcënimeve që ja bën opozitës për ti dëgjuar vetë dhe marrë kurajo për të ndenjur në këmbë. Njësoj si 20 vjet më parë"- tha Rama.
Sipas tij "Saliu duhet të largohet sepse 20 vjet pas rënies së momunentit të diktatorit të vjetër pushteti i tij është një monument i dhunës kusarisë dhe presionit që pengon Shqipërinë të zhvillohet dhe varfëron e papunëson të gjithë shqiptarët."
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Demonstrata popullore deri në largimin e Berishës