E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, banorët pa sinjal telefonik vidhet kablli

FUSHE KRUJE- Rreth 40% e popullsisë në qytetin e Fushëkrujës kanë mbetur pa sinjal telefonik dhe sinjal interneti. Shkak për këtë është bërë vjedhja në një gjatësi prej dy km kabëll e kompanisë Albtelekom.

Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Sipas statistikave të kompanisë së telefonisë fikse Albtelekom, që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar e deri tani, janë vjedhur 7 km kabëll e kësaj kompanie, ndërkohë që përgjegjësit nuk janë vënë përpara drejtësisë.
(NEWS24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›