Presidenti Topi ngushëllon familjen e shkrimtarit të shquar dhe politikanit republikan, Sabri Godo

3 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të shkrimtarit të shquar dhe Presidentit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, i cili u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Sabri,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar dhe Presidentit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godos. Në këto çaste të vështira dhe plot dhimbje për ju, më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
Sabri Godo ishte jo vetëm një shkrimtar i madh me potretizimet e spikatura të figurave historike kombëtare, por edhe mishërimi i një politikani atdhetar e të moderuar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën politike pluraliste të dy dekadave të fundit si dhe në hartimin e Kushtetutës, dokumentit themeltar të Shqipërisë moderne e demokratike.
Ndarja nga jeta e Sabri Godos është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju si dhe për ish-kolegët politikanë e deputetë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër e të bashkëpunojnë me të.”