Presidenti Topi priti Kreun e Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Robert Bosh.

11 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Kreun e Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Robert Bosh, me të cilin zhvilloi një takim pune rreth zhvillimeve më të fundit në vend.
Presidenti Topi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Bosh për ndihmesën e vazhdueshme dhe rolin e vyer të OSBE-së, duke nënvizuar kontributin e saj real për forcimin e demokracisë në vendin tonë dhe të institucioneve të pavarura kushtetuese, në konsolidimin e shtetit ligjor, arritjes së standardeve dhe përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
Ambasadori Bosh, pasi vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe respektimit të ligjit, e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi vazhdimësinë e palëkundur të ndihmesës së OSBE-së për demokracinë shqiptare në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë, të sistemit zgjedhor dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, si dhe për ruajtjen dhe konsolidimin e lirisë dhe pavarësisë së medias.