Shpresa të reja për zbulimin e vaksinës kundër SIDA-s
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – Kërkuesit amerikanë thonë se ata janë një hap më afër zbulimit se përse disa njerëz kanë imunitet natyral kundër virusit HIV. Ata besojnë se tek njerëz shumë të rrallë progresi i infektimit bëhet shumë më ngadalë se sa tek shumica e personave të tjerë. Mjekët specifikojnë se disa persona që kanë marrë virusin, kanë rruaza më të forta të bardha që luftojnë AIDS-in. Këto zbulime të botuara në revistën Nature mund të ndihmojnë kërkuesit ndërkombëtarë për të arritur rezultate më konkrete në vaksinën e re kundër Sidës. Por skuadra e kërkimit në MIT dhe Harvard thotë se një vaksinë e tillë është të paktën një dekadë larg. Zbulimet lidhen dhe me të ashtuquajturën “kontrollorët elitë” një numër i vogël personash që, pasi janë prekur nga HIV, jo vetëm që fitojnë imunitet, por sëmundja arrin dhe zhduket. Në fundin e viteve 1990 u zbulua se këta persona rreth 1 në 200 të prekur, kanë një gjen të veçantë i njohur si gjeni HLA B57. Ekipi i kërkimit, i drejtuar nga profesori Arup Chakraborty dhe profesori i Harvardit, Bruce Valker, zbuloi se gjeni është ai që përcakton shkallën e rrezikshmërisë së virusit. Studimi i tyre thotë se qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Puna e tyre u bazua në një modelim kompjuterik se si qelizat imune zhvillohen në një organ të veçantë të sistemit imunitar. Ata konfirmuan gjithashtu se rezultatet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vaksinës kundër HIV-it.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010