Berluskoni-Lario, luftë për trashëgiminë e vilës “Machiero”
Autori i Lajmit: Redaksia
MILANO — “Një çift i dashuruar, që rrallë më ka ndodhur të shoh. Ishte viti 1989 kur i takova. Isha 28 vjeçe dhe më ofruan mundësinë e restaurimit të parkut të vilës Belvedere, - një rast unik”. Patrizia Pozzi sot është 48 vjeçe dhe është arkitektja që ka kuruar imazhin e parkut të vilës Macherio. Ishte një punë që zgjati me vite dhe rezultati ishte shndërrimi në një pjesë të familjes. Kështu, sot Macherio është shndërruar në simbolin e luftës së ndarjes të dy bashkëshortëve Berluskoni, për të cilët arkitektja Pozzi thotë se i ka ardhur shumë keq. 48-vjeçarja thotë se ajo i ka parë të rriten së bashku në familjen që jeton ende aty. E megjithatë, pranon se është e kënaqur që të paktën Veronika Lario mund të vazhdojë të jetojë ende në “kështjellën” e saj. Të flasë kështu pas 21 vitesh bashkëpunim me zonjën dhe zotin Berluskoni për arkitekten e familjes nuk është aspak e lehtë. “Kur doktori e punësoi, vila Belvedere, e projektuar në vitin 1907 nga arkitekti Alemanja, nuk u banua për dhjetëra vite”. Ajo thotë se familja e pasur i kërkoi që të ruante karakteristikat e vilës, duke mos e prishur parkun. “Është diçka e rrallë, sepse shumica e personave do të kërkonin eliminimin e pyllit për ta bërë një vend parkimi helikopterësh. Ata kanë treguar një kujdes shumë të madh për natyrën”. Për vilën Belvedere arkitektja Pozzi ka një afeksion të veçantë. “Kam bërë një restaurim shumë të bukur, që e kam rrëfyer në librin tim
“Landscape design” (Electa). Ka zgjatur pesë orë seanca e fundit për çështjen e divorcit midis Silvio Berluskonit dhe Veronika Larios. "Jemi pranë një marrëveshjeje", - thonë burime ligjore gjyqësore. "Jemi në rrugën e marrëveshjes",- ka konfirmuar një tjetër burim. Kryeministri ka qenë vetë i pranishëm në Pallatin e Drejtësisë në Milano dhe së bashku me zonjën Veronika, janë pritur në sallën e kryetares së gjyqit, Livia Pomodore. Seanca është mbajtur para gjyqtares së sektorit të nëntë civil, Gloria Servetti. Sipas burimeve të brendshme, çështjet kryesore mbi të cilat kryeministri dhe ish-gruaja e tij, Veronika Lario, po negociojnë janë vila e Macherios dhe shpërblimi mujor që do të marrë Lario. Veronika kishte kërkuar një shumë që shkonte rreth 3,5 milionë euro në muaj, shifër e gjykuar "e papërfytyrueshme" nga pala tjetër, e cila ka vënë në diskutim shpërblimin midis 200 dhe 300 mijë euro në muaj maksimumi.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010