E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubaraku po shuhet, SHBA “gjej” pasardhësin

Autori i Lajmit: A.D
Kajro - Egjipti është përballë një situate shumë delikate që mund të mbërthejë të gjithë Lindjen e Mesme dhe të minojë seriozisht dominimin amerikan në rajonin strategjik. Ky kërcënim vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur kulmin. Kërcënimet e luftës që do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Sirinë, Libanin dhe Iranin po bëhen gjithnjë e më të mundshme. Presidenti Hosni Mubarak, njeriu i pushtetshëm që e ka sunduar Egjiptin për gati 30 vjet me dorë të hekurt dhe ka mbështetjen e SHBA-së, sot është 81 vjeç dhe i sëmurë. Çuditërisht, ai nuk ka planifikuar një pasardhës. Askush nuk e di se kush do të drejtojë Egjiptin kur ai të vdesë. Për Mubarakun, mund të jetë një “après moi, le deluge." Të kesh të bësh me diktatorë të vjetër është një punë me shumë rrezik. Mubaraku, një gjeneral i forcave ajrore, erdhi në fuqi me ndihmën e Amerikës pas vrasjes së presidentit Anvar Sadat nga ushtarët nacionalistë më 1981. Sadati ka qenë një “aset” i CIA-s që prej vitit 1952. Gjuha e mprehtë e nënës sime e ka intervistuar Sadatin në vitet 1950 dhe e ka përshkruar si një “kloun”. Sadati ishte një hero në SHBA dhe Izrael, por egjiptianët e urrenin dhe e përshëndetën vrasjen e tij. Egjipti, që sot numëron 82 milionë banorë, është vendi më i populluar dhe më i rëndësishëm i botës arabe. Kajro ka qenë për një kohë të gjatë një qendër kulturore e botës arabe. Ajo është gjithashtu e mbipopulluar me 8 milionë banorë. Popullsia e kryeqytetit është trefishuar që kur unë isha një fëmijë më 1957. Rreth 28 për qind e arabëve janë egjiptianë. Të zbritur nga Afrika Veriore, maghrebët u vendosën në Egjiptin e sotëm. Egjiptianët e Nilit janë shumë të ndryshëm etnikisht nga arabët e Arabisë, Sirisë dhe Irakut, por ata pothuajse kanë të njëjtën gjuhë, fe dhe identitet të botës arabe. Egjipti dikur ka qenë zemra e botës arabe dhe myslimane. Nën regjimin e paraardhësit të Sadatit, nacionalistit shumë të dashur nga populli, Gamal Abdel Nasser, Egjipti drejtonte botën arabe. Ndryshe nga mbështetja për Nasserin, egjiptianët e përçmuan pasardhësin e tij, Sadat si një servil të korruptuar të Perëndimit dhe pranuan Mubarakun. Pas tri dekadash nën udhëheqjen e këtij të fundit, Egjipti u shndërrua në një qendër politike dhe kulturore dhe një protektorat virtual amerikan. Gjatë një incidenti, Mubaraku fluturoi drejt Gjermanisë për problemet në tëmth dhe zorrën e trashë. Edhe pas ndihmës prej 85 miliardë dollarësh amerikanë, Mubaraku nuk mund ti besonte spitalit lokal arab për të kryer ndërhyrjen. SHBA i jep Egjiptit çdo vit 1.3 miliard dollarë ndihmë ushtarake për të ruajtur kapacitetet e gjeneralëve dhe rreth 700 milionë dollarë ndihmë ekonomike, për të mos përmendur kontributin për agjentët e CIA-s që operojnë në vendin arab. Një elitë më e vogël biznesi e lidhur me Mubarakun është bërë më e pasur, ndërsa pjesa tjetër e Egjiptit është përfshirë nga varfëria me të ardhura vjetore për person 1600 dollarë. Egjipti nuk ka tokë të mjaftueshme për të punuar sa të ushqejë popullsinë gjithnjë e në rritje dhe detyrohet që 50 për qind të prodhimeve ushqimore ti importojë. Ata e përfitojnë miellin amerikan me çmim preferencial, por lobi i fuqishëm izraelit që dominon kongresin amerikan është duke lobuar që kjo ndihmë të ndërpritet. Uashingtoni shpreson që në pushtet të vijë një tjetër gjeneral i bindur për të ruajtur balancat në rajon. Nëse Egjipti shpërthen, regjimet e mbështetura nga SHBA-ja, Jordania, Maroku, Tunizia dhe Arabia Saudite mund të jenë vullkanet e ardhshme.

Ky lajm është publikuar: 12/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›