E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton Nishanin si minister te Brendshem

UPDATE- Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekretuar propozimin e Kryeministrin per emerimin e Bujar Nishanit minister te Brendshem. Propozimi u dergua dje nderkohe qe dekretimi i sotem i hap rrugen kalimit per miratim ne Kuvend.

Kryeministri Sali Berisha propozoi vendimin per shkarkimin e zotit Bujar Nishani nga posti i Ministrit te Drejtesise dhe emerimin e tij ne postin e Ministrit te Brendshem.

Ministri aktual i Drejtesise do te drejtoje Ministrine e Brendshme pas doreheqjes se Lulzim Bashes i cili eshte kandidati i Aleances per qytetarin per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet vendore te 8 majit.

Nishani do te jete per here te dyte ne kete post te cilin ai e ka mbajtur per dy vjet 2007-2009. Nderkohe akoma nuk ka emra per postet e ministrit te Kultures dhe Drejtesise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›