Presidenti Topi dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Maksim Malaj Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
DEKRET
PËR
EMËRIMIN E SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 5, si dhe të nenit 30, pika 1, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J
Neni 1
Gjeneral Brigade Maksim Malaj, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5815
Tiranë, më 25.07.2008
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI