E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Mubarak me rastin e Festës Kombëtare të Egjiptit.

23 korrik 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Arabe te Egjiptit, Mohammed Hosni Mubarak, në të cilin thuhet:

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Arabe të Egjiptit, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për lumturinë Tuaj personale dhe mirëqenien e begatinë e popullit mik egjiptian!

Me këtë rast, shpreh bindjen se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Egjiptit dhe lidhjet miqësore e historike midis dy popujve tanë do të zhvillohen e forcohen më tej në të ardhmen, në interes të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve tona.

Me urimet e mia më të përzemërta, dhe me dëshirën për t’u takuar së afërmi, Ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›