E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton emërimin e z. Genti Xholi në Prokurorinë e Apelit Tiranë dhe trasferimin e z. Besnik Cani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

D E K R E T

PËR EMËRIM DHE TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 8, pika 2, gërma “C”, nenit 24 pika 3 të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1-Z. Genti Xholi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

2-Z. Besnik Cani, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6620
Tiranë, më 22.06.2010

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›