E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rrit deficitin nga 4,2 në 4,5%, nuk ka pará Nga TemaQeveria shqiptare, e vënë nën presion të madh për të paguar shpërblimet dhe pagat, në një kohë që realizimi i të ardhurave është shumë i dobët, ka vendosur të rrisë deficitin buxhetor duke e

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria rrit deficitin nga 4,2 në 4,5%, nuk ka pará Nga TemaQeveria shqiptare, e vënë nën presion të madh për të paguar shpërblimet dhe pagat, në një kohë që realizimi i të ardhurave është shumë i dobët, ka vendosur të rrisë deficitin buxhetor duke e çuar në 4,5% të prodhimit të brendshëm, nga 4,25 që ishte parashikuar.
Një akt normativ, i nxjerrë nga qeveria, do ta bëjë të mundur këtë lëvizje, në mënyrë që qeveria të gjejë paratë për të mbuluar shpenzimet në këtë fundviti shumë të vështirë. Një ditë më parë qeveria ka kërkuar para nga bankat, duke nxjerrë në shitje bono Thesari me maturim 3-mujor dhe me vlerë 2 miliardë lekë ose rreth 18 milionë dollarë.
Nxjerrja e një akti të tillë normativ është një e drejtë e qeverisë, por rritja e deficitit është një problem shumë serioz dhe me shumë rrezik për ekonominë shqiptare dhe mund të përkeqësojë të gjithë treguesit e saj, duke qenë se ritmi i zhvillimit të vendit është nga më të këqijtë në vite dhe mbledhja e të ardhurave nga muaji në muaj bëhet më e dobët, për shkak të pamundësisë së biznesit për të paguar taksa në nivelet e parashikuara në buxhet. Adriana Berberi, një eksperte e ekonomisë dhe që monitoron buxhetin nën një projekt të fondacionit Soros, tha dje se miratimi i akteve të tilla normative është problematik, jo thjesht nga pikëpamja juridike, pasi ai nxjerr jashtë funksionit kontrollin parlamentar të shpenzimeve, por edhe në pikëpamja ekonomike, pasi ai rrit deficitin në një kohë të vështirë për ekonominë.
Qeveria shqiptare nuk e ka pranuar asnjëherë rënien në vështirësi të ekonomisë dhe të arkës së saj, por ka këmbëngulur se vendi është duke ecur mirë, ndonëse me vendimet që ajo ndërmerr, konfirmon thjesht këtë gjë, që kriza ekonomike është e pranishme, dhe se për më tepër janë vënë në vështirësi pagesat e punonjësve të administratës. Marrja e parave nga bankat me anë të bonove të Thesarit është një gjë normale nga çdo qeveri në botë, por rritja e deficitit, në një kohë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar pa ndalur uljen e tij dhe ka ushtruar presion që ai vetëm të ulet, është një problem. Qeveria ka premtuar ta ulë deficitin vitin që vjen, por ajo në fakt duket se e ka të vështirë, pasi të ardhurat janë duke pasqyruar rënien e aktivitetit ekonomik të vendit. Edhe viti që vjen ka parashikime të larta buxhetore dhe përsëri qeveria do të përballet me mosrealizim të ardhurash dhe ka gjasa që ajo të mos pranojë ulje të shpenzimeve, por sërish të rrisë deficitin. Kjo atëherë mund të kthehet në rrezikun më të madh për ekonominë e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›